FOTO/ Ushtarakët shqiptarë shpëtojnë 52 emigrantë, gomonia po fundosej në brigjet turke

Ushtarakët shqiptarë të anijes "Butrinti", pjesë e misionit SNMG2 TU 01,kanë shpëtuar 52 emigrantë nga Sudani dhe Jemeni që lundronin me një gomone që po fundosej në brigjet turke.

Efektivët shqiptarë bashkëpunuan me Rojën Bregdetare greke dhe atë turke dhe operacioni tregoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe koordinimit mes vendeve në luftën kundër emigracionit të paligjshëm dhe trafikut të njerëzve, njoftoi ministria shqiptare e Mbrojtjes.