Horror në Greqi, gjendet një kokë njeriu në një qese, dyshohet se…

Një ngjarje horror ka ndodhur në Greqi, ku autoritetet vendase gjetën një kokë njeriu brenda një qeseje. Më konkretisht, koka u gjet rastësisht gjatë procesit të selektimit të mbetjeve të përziera në fabrikën e Kompanisë Ndërkomunale të Menaxhimit të Mbetjeve të Ngurta në Akrotiri, Chania.

Fillimisht u dyshua se koka i përkiste një gruaje, por tashmë mendohet se i përket një burri aziatik.

Autoritetet policore që po hetojnë rastin dyshojnë se pjesët e tjera të trupit janë shpërndarë nëpër çanta apo qese të tjera.  Autoritete greke janë duke punuar për identifikimit të viktimës, por duket se zgjidhja e krimit konsiderohet i vështirë, pasi për më tepër nuk është denoncuar asnjë rast zhdukjeje pranë qytetit Chania.