Dominim absolut i Partizanit ndaj BATE-s, por pjesa e parë mbyllet pa gola

Është mbyllur pa gola pjesa e parë në sfidën BATE Borisov-Partizani, e vlefshme për turin e parë në Champions League.

Dominim absolut nga të kuqtë, në 45 minutat e para, që iu afruan golit në disa raste, por pa sukses.

Mba me tre raste dhe Murataj me një gjuajtje-kros, rrezikuan portën kundërshtare, por nuk ia dolën ta dërgojnë topin në rrjetë.

Sfida e parë në Shqipëri u mbyll 1-1, ndaj deri tani gjithçka është e barabartë mes dy ekipeve.