Partizani synon kualifikimin në Champions, publikohen formacionet e sfidës me BATE Borisov

Partizani luan sot në Hungari ndeshjen e kthimit të turit të parë të Ligës së Kampioneve ndaj BATE Borisov.

Barazimi 1-1 në sfidën e parë, u jep përsëri shanse reale të kuqve që të synojnë kalimin në turin e dytë të turneut.

Trajneri Zoran Zekiç ka vendosur t’u besojë të njëjtëve lojtarë me të cilët nisi edhe ndeshjen e parë në Tiranë, ku të kuqtë zhvilluan një lojë shumë të mirë duke krijuar raste para portës kundërshtare.