Goditi me sende të forta xhaxhanë, pranga 48 vjeçarit në Vlorë

Një 48 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Vlorës pasi akuzohet se ka dhunuar xhaxhain e tij.

Sipas policisë mësohet se i arrestuari dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë 48 vjeçarin, banues në Vlorë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta xhaxhanë e tij, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftimin e policisë.