VIDEO/ Shëngjin, një skaf përfshihet nga zjarri në mes të detit

Një skaf është përfshirë nga flakët ndërsa ndodhej në det, përballë Shëngjinit. Fatmirësisht flakët janë shuar në kohë, ndërsa dy personat që ndodheshin në të nuk kanë pësuar lëndime, njofton gazetari Martin Marku. Mësohet se kanë nisur hetimet për të parë dokumentacionin si dhe shkaqet e këtij zjarri.