Zhvilloi një sezon fantastik, klubi i njohur italian nis nga puna për sulmuesin e Shpresave

Stiven Shpendi tërhoqi një vëmendje të madhe në sezonin e fundit që bëri me Cesena në Serinë C italiane.

Klubi i fundit që ka shfaqur interes për 20-vjeçarin është Pisa. Klubi zikaltër i Serisë B kërkon të përforcohet që të arrijë në elitën e futbollit italian dhe e sheh Shpendin si një lojtar kyç për këtë objektiv.

Gjithsesi, siç bën me dije gazetari i njohur Gianluca Di Marzio, negociatat mes palëve nuk janë të lehta, pasi për sulmuesin e Shpresave kanë shfaqur interes dhe disa klube të tjera.