Po Mozzik dhe Afrona Dika çfarë duan bashkë?

Prej disa kohësh Mozzik ka qenë në qendër të mediave rozë për shkak të historisë së dashurisë me Loredanën, dhe lidhjes së kësaj të fundit. E po ashtu, në rrjet është komentuar edhe ndarja e Afrona Dikës nga Blero, dhe lidhja e saj e re.

Këto të dy janë bërë bashkë. Kjo pasi reperi kaloi ditën në qendrën e estetikës së Afronës, duke u kujdesur për vete, e sigurisht nuk mungoi edhe një foto e tyre.

Pas takimit të tyre, Afrona ka treguar se Mozzik i la përshtypjet më të mira.

‘Moti se kam takuar një person kaq modest dhe përtokë. Na vjen mirë që ta patëm në Grace’, është shprehur Dika.