Goditi me sende të forta brazilianin, arrestohet 32 vjeçari nga Kosova. Çfarë iu gjet në banesë

Një 32 vjeçar ka Kosova ka rënë në prangat e policisë së Tiranës për dhunë dhe kundërshtim të forcave të policisë.

I riu mësohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta një 28 vjeçar nga Brazili. 32 vjeçari ka kundërshtuar edhe forcat e policisë në momentin e ndalimit.

Ndërkaq, pas një kontrolli që ka ushtruar policia në banesën e tij, ka gjetur dhe sekuestruar lëndë narkotike kokainë si dhe një grirëse plastike me mbetje të kanabisit.