FOTO - Dronë dhe dhjetëra policë/ Asgjësohen 3491 bimë kanabisi në Shkodër

Gjenden dhe asgjësohen nga policia në Shkodër në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa.

Në këtë operacion morën pjesë 100 forca policore të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, si dhe 6 dronë.

Njoftimi i plotë i policisë:

DVP Shkodër

Finalizohet faza e shtatë e megaoperacionit policor antikanabis të koduar “Alpe të pastra”.

Në operacion: 100 forca policore të Komisariateve të Policisë Shkodër, Vau i Dejës dhe Malësi e Madhe, si dhe 6 dronë.

Gjatë kontrollit masiv të territorit, në të gjithë qarkun, janë evidentuar me anë të dronëve dhe goditur 6 raste të kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe asgjësohen në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të përfshirë në këto veprimtari.

Shërbimet e DVP Shkodër dhe të Komisariateve në varësi të saj, në zbatim të detyrave dhe planit operacional për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit dhe prodhimit të narkotikëve, kanë intensifikuar kontrollin e territorit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.

Në kontroll janë angazhuar 100 punonjës policie të cilët kanë përdorur 6 dronë të Policisë, për kontrollin e zonave malore.

Në kuadër të kësaj faze, u asgjësuan në total 3491 bimë narkotike cannabis sativa, prej të cilëve: 304 bimë në Pult dhe Theth, Shkodër; 1021 bimë në fshatin Rrapsh, Malësi e Madhe; 2166 bimë në fshatrat Shllak dhe Temal, Vau i Dejës.

Megaoperacioni policor antikanabis “Alpe të pastra”, vijon.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme hetimore.