Portieri gjerman sfidon të nxehtin grek me të dashurën modele

Modelja braziliane, Izabel Goulart, dhe i fejuari i saj, portieri gjerman, Kevin Trapp, u zhvendosën në ishullin grek të Mykonos-it për të kaluar disa ditë pushimi, teksa ishin nën shoqëri të edhe disa miqve të tyre.

Edhe pse në Greqinë fqinje temperaturat kanë kaluar tashmë 40 gradët, sërish kjo nuk ka bërë problem për dyshen e famshme.

38-vjeçarja braziliane, e cila është një nga modelet më të kërkuara në botë, shkëlqeu me bikini teksa shfaqte linjat e saj.