Sergio Busquets zyrtarizohet tek Inter Miami

Pas Lionel Messit, Inter Miami ka zyrtarizuar edhe nënshkrimin me Sergio Busquets.

Legjenda spanjolle ka nënshkruar kontratë të vlefshme deri në vitin 2025.

Busquets te klubi nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka kaluar si futbollist i lirë.

35-vjeçari të gjithë karrierën e ka kaluar te Barcelona, nga ku u largua këtë verë.

Ai ka fituar gjithçka që është e mundur gjatë periudhës 15-vjeçare në ekipin e parë katalanas.

Sergio Busquets gjithashtu ka fituar edhe trofe me Spanjën, Kampionatin Evropian dhe Kupën e Botës.