Wanda Nara me leucemi? Maksi Lopez merr vendimin e rëndësishëm për modelen dhe fëmijët

Mediat argjentinase kanë përhapur së fundmi një lajm të bujshëm, të cilat shprehen se Wanda Nara vuan me leucemi. Duket se ky lajm ka shokuar dhe familjen e modeles, përfshirë këtu ish-bashkëshortin e saj, Maksi Lopez.

Ky i fundit duket se është nisur menjëherë në Argjentinë për t’i qëndruar pranë Wandës dhe fëmijëve që ata kanë së bashku.

Kjo u kuptua pas një postimi që ai bëri në “Threads”, ku sulmonte kompanitë e fluturimit: “Ata të vjedhin paratë për më shumë bileta dhe gjithmonë bëhen vonë. Nëse humbas fluturimin për të parë fëmijët e mi do t’i vë flakën Frankfurtit”, duke lënë të kuptohet që dëshiron të shkojë sa më shpejtë për në Argjentinë.

Raporti mes Wanda Narës dhe Maksi Lopez është zbutur shumë kohët e fundit, me ish-futbollistin që e ka mbështetur shumë shpesh së fundmi modelen.