Në kërkim për mashtrim, arrestohet pas 14 vitesh shqitpari në Greqi

Mbrëmjen e së premtes, njw shqiptar u lokalizua nga policia greke, e cila konstatoi se ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe e prangosi

Prej 14 vitesh, autoritetet shqiptare ishin në kërkim të 50-vjeçarit, i cili akuzohet se ka kryer mashtrim në vitet 2008-2009, por kishte arritur të arratisej në Greqi ku fshihej në Nafplion.

50-vjeçari është dërguar në Prokurorinë e Apelit të Nafplionit, ku është vendosur ndalimi i tij deri në përfundimin e procesit të ekstradimit të tij në Shqipëri.