VIDEO/ Rikthim pas 1 viti, Vllaznia i uron mirëseardhjen Ardit Krymit

Ardit Krymi është zyrtarisht futbollist i Vllaznisë, pas aventurës në kampionatin bjellorus, me skuadrën e Shkhtor Soligorsk.

Lajmi u konfirmua ditën e djeshme nga vetë klubi përmes një postimi në faqen zyrtare. Por sot klubi i ka dhuruar mirëseardhjen mesfushorit përmes një video. 

Ai shfaqet në ambientet e klubit teksa më pas del në fushë për të shikuar pjesën tjetër të ekipit. Në fund Krymi shfaqet i veshur me fanellën e re.