Luks i shfrenuar, pushimet sensacionale të Georgina Rodriguez dhe Cristiano Ronaldos

Sezonit të parë, të dështuar te Al Nassr, ia lanë vendin pushimet. Dhe kush më shumë sesa Cristiano Ronaldo do të dinte ta shijonte kohën e lirë më së miri.

Ndryshe nga verat e kaluara kur Mykonos ishte destinacioni i preferuar, këtë herë CR7 dhe familja u ndalën në jugun e Italisë, për të shijuar bregdetin e  Siçilisë dhe Sardenjës.

Nga jahtet luksoze, te motorët e ujit, ushqimi mesdhetar i përzgjedhur me kujdes dhe bikini që nxirrnin në pah linjën trupore mahnitëse të partneres së tij, pushimet e yllit portugez janë kthyer në sensacion në rrjet.

Kurt ë gjithë flisnin për krisje në raportin e tyre dhe një divorc në horizonte, Ronaldo dhe Georgina kanë treguar se janë të lumtur bashkë dhe këto kanë qenë pushime të mbushura me plot dashuri, e shfaqur pa filtra në rrjetet sociale.