Jo vetëm Savic, një tjetër lojtar i Lazios do të shkojë në Arabinë Saudite

Një tjetër lojtar europian mund të shkojë së shpejti në Arabinë Saudite.

Siç raporton gazetari italian Nicolo Schira, kapiteni i Lazios, Ciro Immobile, ka marrë një ofertë nga Arabia Saudite me vlerë 60 milionë euro.

Klubi i paidentifikuar i ofroi Immobiles një bashkëpunim trevjeçar, sipas të cilit ai do të fitonte 20 milionë euro në vit.

Sulmuesi 33-vjeçar duket se e ka marrë vendimin për t'u larguar nga Lazio dhe për të ndjekur hapat e Sergej Milinkovic Savic, i cili gjithashtu pranoi milionat e sauditëve pak ditë më parë.

Immobile ka shënuar 196 gola në 297 paraqitje për Lazion dhe duhet të marrë vendimin e tij përfundimtar këtë javë.