Ngjarje e rëndë/ Një i mitur 16 vjeç është mbytur në një depozitë uji në fshatin Çekrezë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Çekrezë, Kamëz.

Mësohet se një 16- vjeçar është vetëmbytur në një depozitë uji.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi:

Kamëz/Informacion paraprak

Më datë 15.07.2023, rreth orës 21:20, në Çekrezë, dyshohet se është vetëmbytur në një depozitë uji, një i mitur 16 vjeç.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.