Zjarr në Lezhë, shkrumbohet banesa

Një banesë ka marrë flakë ditën e sotme në fshatin Mabe, Lezhë.

Sipas gazetarit të SYRI TV mësohet se nga flakët ka dëme të shumta materiale por për fatin e mirë familjarët kanë arritur të dalin shëndoshë e mirë.

Policia dhe zjarrfikësja kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.