", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/14/auto_Screenshot_71689355081.png", "width": 900, "height": 682 } }

VIDEO/ Protagonist kryesor për Italinë, lojtari shqiptar dha dy asistet që dërguan axurrët në finale

Të enjten në mbrëmje, Italia U19 mposhti Spanjën U19 në një betejë emocionuese për të kaluar në finalen e Kampionatit Evropian.

Mesfushori i Juventus U19, Luis Hasa ishte një nga yjet kryesorë të spektaklit, duke dhënë dy asistime për shokët e tij në fitoren 2-3 të arritur nga Kombëtarja italiane.

Një fitore që e dërgon Italinë U19 në finalen e Europianit, e cila do të luhet në 16 korrik përballë Portugalisë U19. Ndërkohë, kujtojmë se Hasa shënoi edhe golin e fitores që siguroi kalimin e grupit për axurrët e vegjël.