Shembet muri, humbin jetën tragjikisht dy punëtorë në Tetovës

Para pak çastesh ka ndodhur një ngjarje tragjike në fshatin Shipkovicë të Tetovës.

Si pasojë e shembjes së murit kanë humbur jetën dy punëtorë, të cilët kanë punuar për riparimin e murit nga shembja e dheut që ndodhi pak ditë më parë, raporton ‘TV21’.

Në vendin e ngjarjes ka ardhur kryetari i komunës Bilall Kasami.