Mozzik thumbon Loredanën në këngën e re 'Forever Together'

Mozzik dhe Kida ditën e djeshme (e enjte) lançuan projektin e ri muzikor të titulluar “Forever Together”. Nëse po kërkonit për një diss për Loredanën, ekziston një i tillë.

Nëse nuk e keni vënë re, në një moment në videoklip shkruhet: “Ish-të dashurat e Mozzik: Djellza, Erza, Blerta”.

Në bashkëpunimin me Yll Limanin, të publikuar 6 muaj më parë, në një ndër vargjet e këngës, Loredana thotë:

“Kto fore unë moti i kuptova. Lëshoja ti Djellzës, Erzës ose edhe Blertës”.

Përveç kësaj edhe nëpërmjet videoklipit, Mozzik ka dërguar një mesazh të koduar. Ai ka veshur një kostum si të Johnny Depp nga gjyqi i tij me Amber Heard.