Hetimet për përleshjen në kuvendin e Kosovës, deputetët japin sqarime në prokurori

Një ditë pas këtyre pamjeve prokuroria e Prishtinës ka marrë në pyetje zëvendëskryeministrin e Kosovës Besnik Bislimi dhe ministrin e financave Hekuran Murati.

Ata mësohet se kanë dhënë sqarime mbi nisjen e konfliktit dhe goditjen që numri dy  qeverisë i bëri me shishe uji deputetit të opozitës Mërgim Lushtaku

Ndërkaq kryefinancieri ka dhënë detaje mbi vazhdimin e konflikteve në sallë ku u tentua dhe të goditej kryeministri Albin Kurti.

Ftesë për të dhënë dëshmi kishte edhe deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku parlamentari që hodhi ujë ndaj kreut të qeverisë dhe zëvendëskryeministrit.

Pavarësisht kësaj hetimet do të vijojnë me akuzën e sulmit.

Për ngjarjen opozita akuzon qeverinë madje në seancë u paraqitën me dy pankarta ku Kurti dhe Mimoza Kusari lila paraqiten me simbolin e pinokut.

Kjo pas zbulimit të bisedave që ajo zhvillonte me listën serbe.