Kurti për rastin e Vulin-it: Përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit, rrezikon paqen dhe sigurinë në rajon

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë sot se rasti i Aleksandar Vulinit në Serbi tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon edhe paqen dhe sigurinë në rajon.

Ai në një postim në Twitter i bën thirrje komunitetit ndërkombëtarë që të ndjekë vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Rasti i Aleksandar Vulin tregon se përzierja helmuese e autokracisë dhe korrupsionit rrezikon jo vetëm demokracinë dhe sundimin e ligjit, por edhe paqen dhe sigurinë, në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë… “, shkruan Kurti.