Të fshehtën që nuk e thanë, zbulohet sekreti i lidhjes së Keit dhe Vivit pas daljes nga Big Brother

Dy vajzat homoseksuale, Kei dhe Vivi, e kanë lënë aventurën e tyre në Big Brother mbrëmjen e kësaj të shtune pa arritur të shkojnë më gjatë. Arsyet e votimit të publikut për të mos e vazhduar më lojën, vajzat i argumentuan në mënyra të ndryshme, por kryesoren – pasivitetin e Vivit – e pranuan të dyja thuajse njëzëri në studion e Big Brother pas largimit.

Ndërsa sot, në studion e Fun Club, dyshja ka zbuluar të tjera detaje për marrëdhënien e tyre. Të ngacmuara nga Olti Curri, por edhe nga pyetjet e vazhdueshme të publikut, vajzat pohuan se dyshja e tyre nuk mund të funksiononte me protagonizmin e njërës dhe pasivitetin e tjetrës. Zëri i Vivit në spektakël nuk u ndie thuajse fare, ndërkohë që lufta e Keit për të vazhduar ishte e pranishme dhe e dukshme në sytë e të gjithëve.

Ndërsa ndanë edhe një herë me publikun eksperiencën e tyre për disa javë në Big Brother, Kei dhe Vivi zbuluan edhe një sekret që nuk e kishin thënë më parë: “Unë luftova shumë më shumë vetëm, nuk doja ta bllokoja më keq, por ajo ka qenë për mua ndihmë edhe pa fjalë…. “ – tha Kei për Vivin duke shtuar se në jetën e përditshme nuk është thjesht një buzëqeshje.

Ndërkohë, Olti ka vijuar me ngacmimet duke justifikuar, në një farë mënyre, edhe pasivitetin e Vivit gjatë këtyre javëve në shtëpi. Ai tha se, në të vërtetë, Vivi ka pranuar të marrë pjesë në Big Brother vetëm për shkakt të Vivit. Këtë, ajo e ka konfirmuar edhe vetë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që justifikon pasivitetin dhe inekzistencën e saj përgjatë këtyre javëve.

Kei është përballur edhe me pyetjet që jashtë shtëpisë janë diskutuar mjaft dhe që kanë të bëjnë me varësinë e saj nga droga. Në studion e Fan Club, ajo ka mohuar të jetë e varur nga droga: “Unë s’kam lidhje fare me drogën dhe alkoolin. Fakti që jam lesbike nuk më bën të varur nga droga. Kam provuar hashash, të gjithë e kanë provuar, por nuk kam qenë e varur nga substancat narkotike…”