VIDEO/ Bardhi i kërkon ku ndodhet Ahmetaj, Nikolla e kërcënon: S’kam informacion... Do ju ndërpres fjalën

Ka nisur me debate edhe seanca e sotme plenare ku do diskutohen raportet e opozitës dhe mazhorancës socialiste për heqjen e mandatit të deputetit Arben Ahmetaj, pas kërkesës së SPAK për arrestimin e tij.

Deputeti i PD-së Gazment Bardhi ka kërkuar informacion kryeparlamentares se ku ndodhet ish-zv.kryeministri Arben Ahmetaj, por Nikolla është shprehur se s’ka informacion dhe se i ka dërguar e-mail.

Diskutimi:

Bardhi: Ku ndodhet Ahmetaj?

Nikolla: Nuk kam informacion është informuar në e-mail. Është e drejtë e tij dhe...

Bardhi: Kishit merak për proces zgjedhor të rregullt për Ahmetajn. Nëse është shtruar në spital kemi detyrim ligjor të ndërpresim seancën. A kemi një standard?

Nikolla: Do ju ndërpres fjalën!

Bardhi: Duke qenë se ai fshihet unë do të vazhdoj me raportin, për të identifikuar vrimën ku Rama e ka fshehur. Jo se na kërcënuat se do na hiqni të drejtën e fjalës.