Kërkuan ndryshim të masës së sigurisë, Gjici del sot para gjykatës. Momenti kur Kaçi mbërrin në GJKKO me syze dhe kapele

Ish kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici dhe Alma Kaçi do të dalin sot para gjykatës në Apelin e GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë pas paraqitjes së ankimimit.

Syri TV ka siguruar video nga momenti kur Alma Kaçi mbërrin në gjykatë me kapele dhe syze të zeza duke u munduar të shmangë vëmendjen e kamerave.

Safet Gjici u la nën masën e sigurisë “arrest me burg”, ndërsa ndaj Alma Kaçit është caktuar masa “arrest shtëpie”.