Humb jetën 66 vjeçari në Golem sapo ra në kontakt me ujin

Një person ka humbur jetën në Golem menjëherë pasi ka rënë në kontak me ujin.

Sipas dyshimeve të para mendohet 66 vjeçari ka humbur jetën nga një arrest kardiak.

Njoftimi:

Golem, Kavajë.

Në Golem, shtetasi M. K., 66 vjeç, banues në Elbasan, sapo ra në kontakt me ujin në anë të detit, ka shfaqur probleme shëndetësore, dyshohet arrest kardiak.

Menjëherë i është dhënë ndihma e parë nga familjarët e tij dhe nga roja i plazhit, por gjatë transportimit në spital, me ambulancë, ky shtetas ka humbur jetën. 

Grupi hetimor vijon punën për përcaktimin e saktë të shkakut të humbjes së jetës.