Vritet në atentat shqiptari në Selanik

Një incident i rëndë me armë zjarri ka ndodhur mesditën e sotme në Selanikun lindor.

Ngjarja  ka ndodhur rreth orës 13:00 në rrugën Botsari, në zonën e Analipsit.

Sipas informacioneve të para, një 50-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën nga të shtënat e një burri të panjohur, i cili hipte në një makinë me të cilën u arratis.

Autori, për të cilin policia ka nisur hetimet për gjetjen e tij, ka qenë duke hipur në një makinë ndërsa i plagosur rëndë është dërguar në spital, ku ka ndërruar jetë. Sipas informacioneve, autori dhe viktima janë konfliktuar për shkaqe të panjohura.