VIDEO/ Tensione brenda PS-së për arrestimin e Ahmetaj/ Xhafaj debaton ashpër me Braçen

Situata e tensionuar në Kuvend nuk ka përfshirë vetëm maxhorancën me opozitën, por edhe deputetë të maxhorancës me njëri-tjetrin.

Nga video e siguruar nga SYRI, dallohet ish-ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj që debaton ashpër me deputetin Erion Braçe, por nuk kuptohet se cili është thelbi i debatit mes dy deputetëve socialistë. 

E gjithë skena e krijuar ndodhi gjatë kohës ku opozita kërkonte futjen në rend të ditës, kërkesën e SPAK për arrestimin e ish-zv.kryeministrit Arben Ahmetajt.