U bë baba për herë të shtatë në moshën 79-vjeçare, partnerja e Robert De Niro pësoi një komplikacion shëndetësor

E dashura e aktorit të njohur Robert De Niros, Tiffany Chen së fundmi ajo ka dhënë intervistë për emisionin “This Morning”, teksa ka treguar se ka pas lindjes së vajzës nuk ka qenë në një gjendje të mirë shëndetësore.

45-vjeçarja ndër të tjera rrëfeu se të qenurit nënë për të nuk ka qenë aspak e lehtë.

Kujtojmë që De Niro dhe Chen me 6 prill të këtij viti janë bërë prindër për herë të parë së bashku, ndërsa sollën në jetë një vajzë të cilën e pagëzuan me emrin Gia.

Ishte partnerja e aktorit e cila për herë të parë postoi në rrjetet sociale foton e të voglës së tyre, ku gjithashtu zbuloi se Gia kishte lindur rreth 6 kile.

Çifti prej 2 vitesh jetojnë së bashku në Los Angeles, ku De Niro ka një agjendë të për shkak të punës si aktor.

Megjithatë marrëdhënia e tyre erdhi tre vjet pasi aktori u divorcua nga bashkëshortja  e tij Grace Hightower.