Zyrtare/ Milani rinovon deri në 2028-ën me talentin 18-vjeçar

Milan ka rinovuar deri në 2028-ën kontratën me Chaka Traore.

Në një publikim në faqen zyrtare klubi “kuqezi” bën me dije se sulmuesi 18-vjeçar do të vijojë të jetë pjesë e tyre.

“AC Milan është i lumtur të njoftojë zgjatjen e kontratës së Chaka Traore deri më 30 qershor 2028. Pasi mbërriti në verën e vitit 2021, Chaka luajti këto dy sezone me kuqezinjtë me skuadrën e Primavera-s, me të cilët u përball edhe në Final Four të Ligës së të rinjve të UEFA prillin e kaluar”, bën me dije klubi kuqezi.