Një vit pas ndarjes me Rinën, Sin Boy rigjen dashurinë? Reperi shfaqet krah vajzës misterioze

Këngëtarja e njohur Rina Balaj dhe Sin Boy ishin një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar.

Mirëpo 1 vit më parë dyshja i dhanë fund lidhjes së tyre, e teksa mesa duket reperi ka rigjetur sërish dashurinë.

Ishte një vajzë e cila ka postuar një video në TikTok me Sin Boy, ku ata duken shumë të afërt me njëri-tjetrin, ndërsa ka shktuar dyshimet e publikut se ajo mund të jetë e dashura e re e reperit.

Kujtojëm që shpesh herë Sin Boy ka treguar interest të veçantë për vajzat shqiptare, ndërsa edhe vajza e videos është nga Shqipëria.

Ndonëse në rrjet po qarkullojnë zëra për një lidhje mes tyre, nuk dihet nëse dyshja janë vetëm shokë apo mes tyre ka diçka më shumë.