Zyrtare/ Al Hilal prezanton Sergej Milinkovic-Savic

Al Hilal ka nënshkruar zyrtarisht me mesfushorin serb 28-vjeçar, Sergej Milinkovic-Savic, të cilin e bleu te Lazio për 40 milionë euro, me kontratë të vlefshme deri në vitin 2026.

Milinkovic-Savic është përforcimi i tretë i fortë për skuadrën e trajnerit portugez, Jorge Jesus, që ka në skuadër Koulibaly (nga Chelsea) dhe Ruben Neves (nga Wolverhampton).

Në tetë sezone në shërbim të Lazios, mesfushori serb realizoi 69 gola dhe dha 59 asiste në 341 ndeshje.