Përdori këngën e Eminem gjatë fushatës, Partia qeveritare e Zelandës së Re para gjykatës

Eminem ka dërguar në gjykatë partinë qeverisëse të Zelandës së Re për shkakt të këngës muzikore që përdorën gjatë një fushatë elektorale.

Reperi  amerikan thotë se kënga, e përdorur në vitit 2014 nga Partia Kombëtare, ishte një version i palicensuar i “Lose Yourself”, një nga hitet e tij më të mëdha.

Por avokatët e partisë argumentojnë se nuk ishte në të vërtetë “Lose Yourself”, por një tjetër këngë, të cilën ata e blenë nga një bibliotekë muzikore nëpërmjet aksioneve.

Çështja filloi ditën e sotme dhe të dyja këngët u dëgjua nga gjykatësit, raporton “BBC”

Një avokat që përfaqëson artistin tha se hiti “ Lose Yourself” ishte "portreti" dhe "pa dyshim xhevahiri në kurorën e veprës muzikore të Eminemit./SYRI.net/