Dita e prezantimit historik po afron, Mesi mbërrin në Majemi dhe pritet nga qindra tifozë

Leo Mesi vendosi të largohej nga futbolli europian për të firmosur në MLS për Inter Majemi, teksa nuk munguan ofertat edhe nga Arabia e Barcelona për të.

Ish-sulmuesi i Barcelonës dhe PSG-së do të prezantohet në datën 16 korrik me skuadrën e re ndërkohë që ditën e djeshme ka mbërritur në Majemi.

Mesi u prit në aeroport nga shoqëruesit e tij, ndërkohë që kishte edhe tifozë që e prisnin jashtë aeroportit.

Për prezantimin e Mesit, janë shitur të gjitha biletat e ndeshjes, madje edhe me çmime stratosferike duke krahasuar çmimet e biletave për ndeshjet e tjera.