Gomat revolucionare për biçikleta dhe makina

Prodhuesi i gomave, Bridgestone, ka ndërtuar gomën “pa ajër” për biçikleta e cila është e konstruktuar në atë mënyrë që të mos ketë mundësi fare për shpërthim.

Nëse këto goma revolucionare, të cilat i ka konstruktuar Bridgestone, bëjnë ndryshime në industrinë e biçikletave, mundimet e këtij prodhuesi dhe të atyre që ngasin biçikleta mund të mbesin në të kaluarën, transmeton Koha.net.

Kompanitë, si Michelin dhe Bridgestone, me vite janë duke punuar në goma tek të cilat, në vend të ajrit, vetëm konstruktin kanë shfrytëzuar për amortizim kur ishte në kontakt me sipërfaqen e tokës.

Këto gomat e reja për biçikleta dhe makina, sipas kompanisë, janë shumë të përshtatshme për të gjitha llojet e rrugëve, e sidomos për terrenet e vështira jashtë rrugës.

Bridgestone, pret që gomat e saj “pa ajër” të gjenden në biçikletat serike deri në fund të vitit 2019.