Te Valencia nuk gjen vend, Cavani merr ofertë nga Argjentina

Edinson Cavani gjithmonë e më larg Valencias.

Mediet spanjolle kanë raportuar se palët kanë diskutuar ditët e fundit dhe lojtari është informuar se në sezonin e ri nuk do të ketë shumë hapësira.

Një gjë e tillë ka vendosur në lëvizje agjentët e sulmuesit dhe Cavani mund të transferohet në Argjentinë.

Boca Juniors interesohet për shërbimet e uruguaianit dhe kontaktet e para kanë nisur, ndërsa kontrata e 36-vjeçarit me spanjollët skadon në verën e ardhshme.