Dybala te Chelsea? Enzo Fernandez bën ndërmjetësin

Paulo Dybala po lidhet gjithmonë edhe më shumë me një transferim të mundshëm drejt Chelseat.

Së fundmi, Enzo Fernandez ka deklaruar se ka biseduar me bashkatdhetarin e tij dhe e ka ftuar te “Blutë”.

“Kam biseduar me Paulon dhe i kam thënë të transferohet te Chelsea. Ai do të bënte diferencën, ka ende klas në këmbët e tij. Unë po shpresoj ende që ai të bashkohet me ne”, tha Fernandez.