Berisha: Gjimnazistët dhe qytetarët të bashkohen me protestën e studentëve

Studentët e mjekësisë pritet të ngrihen sërish nesër në protestë përpara Kuvendit, për të kundërshtuar projektligjin që i detyron të punojnë për pesë vite përpara se të marrin diplomën.

Studentët i kanë bërë thirrje studentëve të tjerë, gjimnazistëve dhe qytetarëve të bashkohen me protestën e tyre.

Këtë mesazh e shpërndau edhe kreu demokrat, Sali Berisha.

“Studentët e mjekësisë protestojnë nesër para parlamentit kundër ligjit anti-student të Edi Ramës. Ju bëj thirrje të gjithë studentëve, gjimnazistëve dhe qytetarëve të mbështesin kauzën e tyre të drejtë,” shkruan Berisha.

Protesta do të zhvillohet nesër në orën 9:00 përpara Kuvendit.