Laçiani kapet në Kakavijë, kërkohet nga Italia për trafik droge

Një i ri është vënë në pranga në doganën e Kakavijës, pasi është sjellë nga policia greke si i deportuar. 30-vjeçari me inicialet E. Ç., nga Laçi ishte i shpallur në kërkim nga Italia dhe për këtë arsye ai kishte tentuar të fshihej në Greqi.

Por kapja dhe më pas sjella për në Shqipëri, e ka nxjerrë zbuluar. Gjatë kontrollit në doganë është zbuluar se ai ishte i kërkuar me ‘kartelë të kuqe’ për organizatë kriminale dhe trafik droge në shtëtin Italian.

“E. Ç, është shpallur në kërkim me kartelë ngjyre të “Kuqe”, pasi Gjykata e Romës ka lëshuar urdhër-arresti më datë 21 korrik 2015 për veprën penale “trafikim i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim” ku dënimi maksimal është deri në 20 vjet burg”, thanë burime zyrtare nga policia.