Roma me përforcim të ri

Roma do të nënshkruajë së shpejti marrëveshjen me lojtarin Rasmus Kristensen, shkruajnë mediet italiane.

Lojtari do të jetë i huazuar deri në verën e vitit tjetër, pastaj romanët me Leeds United do të vendosin për mundësinë e transferimit të përhershëm të danezit.

Kristensen është mbrojtës i krahut të djathtë dhe në sezonin që shkoi ka regjistruar 30 ndeshje në të gjitha garat me anglezët, duke shënuar tre gola dhe një asistim.