VIDEO/ Shënohen dy gola të shpejtë në Partizani-Bate Borisov

Janë shënuar dy gola të shpejtë në sfidën mes Partizanit dhe Bate Borisov, e vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Champions League.

Fillimisht ishin bjellorusët ata të cilët kaluan në avantazh me anë të Dmitri Antilevski në minutën e 58’.

Mirëpo 8 minuta më vonë, “të kuqtë” arritën të barazonin rezultatin falë golit të shënuar nga Tedi Cara (66).