Përfundojnë pjesët e para në Champions/ Partizani shpërdoron shumë, Ballkani ndëshkon Ludogorets

Ka përfunduar në barazim 0-0 pjesa e parë e sfidës mes Partizanit dhe Bate Borisov, e vlefshme për raundin e parë të eliminatoreve të Champions League.

Në 45 minutat e para nuk kanë munguar rastet e krijuara nga të dyja skuadrat, por të kuqtë në përgjithësi u panë më kërkues pavarësisht se nuk mundën të tundin dot rrjetën e bjellorusëve.

Ndërsa në sfidën tjetër përsa i përket klubeve shqiptare, Ballkani po fiton me rezultatin 1-0 ndaj Ludogorets.

Në minutën e 45+1’ ishte Meriton Korenica ai i cili realizoi një gol mjaft të bukur duke i dhënë avantazhin skuadrës kosovare.

Rezultatet: