VIDEO-SYRI TV/ Fermerët e grurit në Kukës: Moti e çmimet na kanë dëmtuar, po dalim me humbje
Fermerët e grurit në Kukës këtë vit shprehen se do të dalin me humbje.
Teksa kanë nisur korrjen e grurit theksojnë se moti i lagësht dhe çmimet e larta të naftës dhe pesticideve janë shkaktarët e situatës me të cilën ata përballen këtë vit.
Teksa sipërfaqja për mbjelljen e grurit po zvogëlohet çdo vit, fermerët tregojnë se në Shqipëri nuk ka treg për shitjen e tij dhe ata janë të detyruar të shkojnë në Kosovë.
Syri Tv
Moti i lagësht u ka shkaktuar dëm të konsiderueshme fermerëve të Kukësit.
Teksa kanë nisur që të korrin grurin, fermerët shprehen se këtë vit do të dalin me humbje, pasi çmimet e larta kur kanë mbjellë grurin si dhe moti me shi i ka dëmtuar pasi prodhimi këtë vit ka rënë dhe nuk është cilësor
Një problem tjetër që ndeshen fermerët këtë vit është çmimi shumë i ulët në treg, e një treg i tillë nuk ekziston në Kukës dhe për këtë arsye janë të detyruar ta tregtojnë në Kosovë ose rrethet e tjera prodhimin e pakët të grurit.
Fusha e Shtiqnit ka sipërfaqen më të madhe të tokës bujqësore në qarkun e Kukësit.
Aktualisht është kultivuar vetëm 1/10 e sipërfaqe me grurë, pjesa tjetër është braktisur ose mbjell me jonxhë.