FOTO/ Arlind Ajeti bëhet me ekip të ri

Arlind Ajeti është bërë me ekip të ri. Ai do ta vazhdojë karrierën në Rumani, te Cluj.

Qendërmbrojtësi me përvojë me këtë rast do të bëhet bashkëlojtar me futbollistin tjetër kosovar, Ermal Krasniqi.

Cluj iu uroi mirëseardhjen përfaqësuesit shqiptar përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Ne i urojmë atij mirëseardhje në familjen e CFR-së dhe i urojmë sukses të madh derisa e vesh fanellën e klubit tonë”, shkruan Cluj.

Ajeti më parë ka luajtur në Itali me ekipet Torino, Frosinon e Crotone, ndërsa luajti po ashtu edhe në Zvicër me Grasshoperin e Baselin.

Veterani i mbrojtjes ka luajtur edhe në Ligën e Kampionëve dhe në Ligën e Evropës krahas pjesëmarrjes në Kampionat Evropian me Shqipërinë.