Macron: Do të dërgojmë në Kiev raketa me rreze të gjatë veprimi

Franca do të furnizojë Ukrainën me raketa me rreze të gjatë veprimi, të cilat do t’i lejojnë forcat e Kievit të mbrohen, tha presidenti Emmanuel Macron të martën.

“Kam vendosur të rris dërgesat e armëve dhe pajisjeve për t’u mundësuar ukrainasve që të kenë kapacitetin për të mbrojtur territorin e saj,” tha ai.

Presidenti i Francës Emmanuel Macron foli për mediat teksa mbërriti  në samitin e NATO-s në Vilnius.

Ai nuk pranoi të jepte detaje të mëtejshme mbi numrin ose llojet e raketave.