Më 11 korrik 1811 lindi albanologu i famshëm Johann Georg von Hahn

Më 11 korrik të vitit 1811 ka lindur albanologu më i njohur i kohës, diplomati austriak, Johann Georg von Hahn.

Ishte konsull i Austrisë në Janinë. Është i njohur për veprën e tij në disa vëllime “Studime shqiptare”, pastaj veprat studimore “Udhëtim nëpër viset e Drinit dhe të Vardarit”, “Udhëtim prej Beogradit në Selanik” etj.

Hahni ishte albanologu i parë i cili kishte vërejtur dhe kishte konfirmuar shkencërisht se motivet shqiptare në këngë, etnologji, kulturë, art, leksik ishin më të vjetra se të të gjithë popujve të Ballkani.