VIDEO/ Zbardhen mesazhet kërcënuese të Rrajave ndaj Lulzim Majës

Lulzim Maja, vëllai i Jashar Majës, i cili u dhunua barbarisht bashkë me kushëririn Bilbilin nga anëtarë të bandës së Rrajave në një lokal në Thumanë, mori mesazhe kërcënuese në “Facebook” të hënën e 10 korrikut.

Mësohet se personi, që ende nuk është identifikuar nga policia, i ka përmendur plumbat dhe drurin 43-vjeçarit dhe se ai do e shihte se çfarë do t’i bënte kur ta takonte nga afër.

Të gjitha mesazhet kërcënuese janë administruar nga policia, e cila ka nisur punën për identifikimin e personit që zotëron atë adresë.

Por këto nuk janë mesazhet e para kërcënuese ndaj Majës, teksa mesazhe të ngjashme ai ka deklaruar se i ka marrë edhe në rrjetin social TikTok edhe para ngjarjes në Krujë.