", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "/uploads/syri.net/images/2023/July/11/auto_ddddd1689063814.jpg", "width": 900, "height": 540 } }

Trafiku i Twitter-it po ‘rëndohet’ ndërsa Threads arrin 100 milionë përdorues

Trafiku i përdoruesve në Twitter thuhet se është ngadalësuar që nga lansimi i platformës Threads të bazuar në tekst të Meta, e cila tashmë ka tejkaluar 100 milionë regjistrime që nga debutimi i saj javën e kaluar.

Threads u lansua në SHBA të mërkurën dhe po reklamohet nga drejtuesit e Meta-s si një “shesh publik” më pozitiv për komunitetet “që kurrë nuk e përqafuan Twitter-in”.

“Threads arriti në 100 milionë regjistrime gjatë fundjavës. Kjo është kryesisht kërkesë organike dhe ne nuk kemi aktivizuar ende shumë promovime. Nuk më besohet se kanë kaluar vetëm 5 ditë!”, tha CEO i Meta, Mark Zuckerberg në një postim të hënën.

Dhe Twitter duket se ka marrë një goditje.

Matthew Prince, CEO i Cloudflare, ndau një pamje të ekranit në Twitter të dielën që tregonte se trafiku në platformë po “po rëndohej”.

Sipas Similarweb, një kompani e të dhënave që specializohet në analitikën e uebit, trafiku i uebit në Twitter u ul me 5% për dy ditët e para.

Kompania tha se trafiku në internet i Twitter ka rënë 11% krahasuar me të njëjtat ditë në vitin 2022.